Klube, keni afat deri të premten
09/09/2015
Bordi i FBK-së e konsideron si shumë shqetësuese situatën, sidomos me ekipet e Superligës, shumica prej të cilave nuk i kanë përmbushur obligimet për edicionin e ri dhe nuk kanë treguar seriozitet të mjaftueshëm në këtë drejtim.
Duke e ditur se fillimi i edicionit është shumë afër dhe javën e ardhshme duhet të hedhet shorti për të gjitha garat, Bordi kërkon nga klubet që të respektojnë afatin e ri, në mënyrë që skuadrat të mund të jenë pjesë e shortit dhe rrjedhimisht pjesë e garave.


