Please enter at least 3 characters.

Klopp pranon dënimin për festën e tij në ndeshjen ndaj Evertonit: Nuk munda ta ndal veten

2018/12/JurgenKlopppp-2.jpg
249:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 02: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool celebrates after the Premier League match between Liverpool FC and Everton FC at Anfield on December 2, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar dënimin për shkak të hyrjes në fushë në ndeshjen kundër Evertonit, kur skuadra e tij shënoi golin e fitores.

Zhvillohej minuta e gjashtë shtesë në Anfield kur Divock Origi e realizoi golin e fitores, ndërsa strategu gjerman vrapoi drejt portierit Alisson Becker duke e përqafuar.

Për shkak të kësaj shkeljeje, Klopp është gjobitur me 8.000 funte (8.980 euro) nga Federata Angleze e Futbollit dhe është paralajmëruar për sjelljet e tij në të ardhmen.

"Për këtë janë rregullat. Nuk mund t'i shmangesha... Nëse i shkel rregullat, duhet të dënohesh", ka thënë Klopp.

Trajneri Redsave më herët ka kërkuar falje për veprimin e tij dhe ka thënë se diçka e ngjashme nuk do të përsëritet më.

Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Më duhet të kërkoj falje, sepse nuk dua të jem mosrespektues - por nuk munda ta ndal veten. Nëse do të mund ta përshkruaja se si jam ndier në momentin kur u shënua goli, atëherë do kisha pasur edhe kontrollin. Nuk dua të gjej arsyetime, por kështu ndodhi".

"Plani nuk ishte të vrapoja. Kur vendosa të ndalesha, isha pranë Alissonit. Ai u befasua".

"Herën e fundit që kam bërë diçka të tillë ka qenë para 14 vitesh. Nuk jam më i shpejtë... Po të mos kishte rregulla, atëherë trajnerët vazhdimisht do të festonin në fushë", ka treguar 51-vjeçari. /Telegrafi/