Please enter at least 3 characters.

Klopp në bisedime për transferimin e Timo Werner që mund të kushtojë 100 milionë euro

2018/03/Timo-Wernerh-e1522015200675.jpg
281:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 15: Timo Werner player of RB Leipzig celebrates after scoring the 1-1 goal during UEFA Europa League Round of 32 match between Napoli and RB Leipzig at the Stadio San Paolo on February 15, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp është në kontakt të ngushtë me përfaqësuesit e Timo Werner, në përpjekje për transferimin e futbollistit gjerman gjatë verës që vjen.

Trajneri i Liverpoolit është një admirues i futbollistit ofensiv të Red Bull Leipzigut, i cili ka thënë se është hapur për t'u larguar nga klubi aktual.

(Foto: Getty Images)

22-vjeçari pritet ta udhëheqë sulmin e Joachim Low për Gjermaninë në Kampionatin Botëror në Rusi, prandaj dëshiron që e ardhmja e tij të sigurohet sa më herët.

Dhe sipas Bild, Klopp është në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e tij për realizimin e transferimit që mund të kushtojë 87.5 milionë funte (100 milionë euro).

(Foto: Getty Images)

Liverpooli tashmë e ka siguruar transferimin e Naby Keitas nga klubi i Bundesligas, mirëpo dëshiron që edhe bashkëlojtari i tij të kalojë në Anfield.

Sidoqoftë, vet Werner ka thënë se Leipzigu nuk do ta shesë në afatin e ardhshëm kalimtar.

"Nuk kam dashur të sqaroj asgjë, vetëm të përsëris atë që tashmë e ka thënë drejtori ynë sportiv, Ralf Rangnick, se ai nuk të më lejojë të largohem gjatë verës, edhe në se unë dua", ka thënë lojtari për Kicker. /Telegrafi/