Please enter at least 3 characters.

Klopp komenton shkarkimin e Mourinhos, tregon respekt të madh për portugezin

2018/12/Jurgen-Klopp-1-e1545147186788.jpg
306:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 16: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool and Jose Mourinho, Manager of Manchester United looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and Manchester United at Anfield on December 16, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedi pak ditë pas humbjes nga Liverpoolit me rezultat 3-1.

As trajneri Jurgen Klopp nuk shpëtoi pa u pyetur rreth shkarkimit të Special Ones nga Djajtë e Kuq. Trajneri gjerman tha se ka respekt shumë të madh për portugezin pasi ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit.

"Ai është një njeri konkurrues, shumë ambicioz. Ka gjithë respektin tim", ka thënë Klopp në konferencën për media para ndeshjes së premtes ndaj Wolves.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Ai ka suksese të pabesueshme dhe mund të imagjinoj se muajt e fundit nuk ishin të mirë për askënd, posaçërisht për atë".

"Nuk është mirë kur duhesh të përballesh me pyetje të tilla çdo ditë, por askush nuk mund t'ia rrëmbejë gjërat që i ka fituar".

"Uroj që edhe ai të mendoj kështu dhe jo për gjëra tjera që i kanë ndodhur në muajt e fundit. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm", ka shtuar Kloppi.

Liverpooli aktualisht renditet në vendin e parë me 45 pikë, kurse Man Utd në pozitën e gjashtë me 26 pikë. /Telegrafi/