Please enter at least 3 characters.

Klinë, arrestihet burri që tentoi ta ngulfasë bashkëshorten e tij

2020/01/dhuna-ne-familje_1472538045-5324273.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 16:30, transmeton Telegrafi.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht e me pas ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij–viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje", thuhet në njoftim.

Ndryshe, rastet e dhunës në familje janë shpeshtuar kohëve të fundit./Telegrafi/