Please enter at least 3 characters.

Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol

2023/12/OVL-e-UCK-se-konference-per-kthimin-e-materialeve-te-marrura-nga-EULEX-i-Faton-Klinaku-foto-Ridvan-Slivova-3-e1701964794164.jpg

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët e luftës të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi.

Klinaku në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol, transmeton Telegrafi.

"Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol”, thotë ai./Telegrafi/