Please enter at least 3 characters.

Klinaku: Gjykatat të kenë kujdes, se mund t’i nxisin njerëzit që ta kallin flamurin multietnik të Kosovës

2016/01/klinaku-p-euml-r-protest-euml-n-e-veteran-euml-ve-ccedil-eku-e-ka-m-euml-mir-euml-ta-mbaj-euml-fjal-euml-n-e-dh-euml-n-euml_2_hd.jpg

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, reagon ndaj aktakuzës së ngritur për aktivistin e VV-së, Salih Zyba.

Shefi i Sektorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Zyba, akuzohet për heqje të flamurit të Kosovës, nga shtylla te rrethi afër spitaleve në Prishtinë.

“Së pari, ju e dini që nuk jam në VV, por më duhet të reagoj që nëse është e vërtetë se Salih Zyba-veteran i luftës së UÇK-së, po gjykohet pse e ka hequr flamurin multietnik për ta vendosur atë kombëtar, turp për këto gjykata të cilat nuk veprojnë kur anekënd Kosovës janë të vendosur flamuj e stema të Serbisë. Prandaj, të kenë kujdes edhe gjykatat sepse mund t'i nxisin njerëzit që në mbrojtje të flamurit kombëtar, ta kallin flamurin multietnik”, thuhet në reagimin e Klinakut. /Telegrafi/