Klauzolat e lirimit në La Liga të ‘çmendin’, Ronaldo e Benzema kushtojnë 1 miliard euro – Messi i dhjetë në listë (Foto)
Kur PSG e theu klauzolën e Neymarit, shifrat e mëdha u shembën dhe nuk janë më tabu.
Për Neymarin u pagua shifra e 222 milionë eurove, që është edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Por klauzola e Cristiano Ronaldos, sipas kontratave të tij me Real Madridin vlen 1 miliard euro.
Çuditërisht të njëjtën e ka edhe shoku i tij i skuadrës, Karim Benzema.
Barcelona klauzolën më të lartë nuk e ka për e Lionel Messin, që ai ka të vendosur 300 milionë euro.
Klauzolën më të madhe se ai e ka Ousmane Dembele që kushton 400 milionë euro.
Kjo do të thotë se ka nëntë lojtarë të cilët kanë klauzola lirimi me vlerë më të madhe se sa lojtari më i mirë në botë.
Liga spanjolle pretendon se ligjet e punësimit detyrojnë klubet që t'i japin secilit lojtar një klauzolë blerjeje.
Këto janë 10 klauzolat më të shtrenjta të lirimit të shkruara në kontratat e lojtarëve. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo - 1 miliard euro


