Klaudia Pepa energjike në koreografinë e performancës së Ronela Hajatit në Eurovision
10/05/2022
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ishte pjesë e performancës së Ronela Hajatit në natën e parë gjysmëfinale të edicionit të sivjetmë të Eurovisionit.
Këngëtarja që e përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian interpretoi e para këngën “Sekret” në skenën e Torinos.
Për ta bërë performancën më energjike për koreografinë është kujdesur Klaudia Pepa.
Ronela dhe balerina ishin përgatitur për realizimin e koreografisë, ndërsa edhe në të kaluarën këngëtarja ka shpërndarë imazhe nga puna e tyre e përbashkët.
Për më shumë, Klaudia shkëlqeu edhe me dukjen e saj me një veshje tërheqëse. /Telegrafi/


