Please enter at least 3 characters.

Kjo mund të iu ketë ikur, Icardi bëri një gjest të madh pas festimit të Perisic (Foto/Video)

2016/11/286539-800.jpg

Interi arriti një barazim ndaj Milanit në derbi me rezultat 2-2.

Goli i barazimit u shënua nga Ivan Perisic në minutat shtesë të takimit dhe mjaftoi që të gjithë lojtarët dhe tifozët mysafirë të festojnë si të çmendur.

Kroati në momentin e festimit nga dëshira e madhe hoqi fanellën dhe e gjuajti, por ai që e ngriti nga toka dhe pastaj ia dorëzoi anësorit ishte kapiteni Mauro Icardi.

Ky detaj është përshëndetur nga tifozët e Interit të cilët kanë lavdëruar argjentinasin në rrjetet sociale.

Pas kësaj barazimi Nerazzurrët ngjiten në vendin e nëntë me 18-pikë. /Telegrafi/