Kjo është ura më e lartë e më e gjatë në botë e punuar nga xhami (Video)
23/08/2016
Ura e cila është gjashtë metra e gjerë, ndodhet në kanionin e madh Zhangjiajie në provincën Hunan të Kinës.
Njihet si ura më e madhe në botë, e cila ka konstruksion prej gjami.
Është 430 metra e gjatë ndërsa 300 metra e lartë. Kjo urë mund të mbajë mbi 800 persona në të njëjtën kohë, ndërsa urën mund ta vizitojnë vetëm 8000 persona në ditë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.


