Kjo është 10-ja më e votuar e Aleancës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i mbi 50 për qind të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa procesi po vazhdon në qendrat komunale të numërimit në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 1.260 nga gjithsej 2.498 vendvotime.
Në bazë të rezultateve preliminare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon garën për votat preferenciale me një renditje të ngushtë mes figurave kryesore të saj.
Në krye të listës së AAK-së prin kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, me 19.644 vota.
Pas tij renditet ish kryetari, Ramush Haradinaj, me 17.710 vota, ndërsa i treti është Daut Haradinaj me 13.620 vota.
Në mesin e kandidatëve më të votuar të AAK-së janë edhe:
Besnik Tahiri – 11.883 vota
Bekë Berisha – 9.567 vota
Burim Ramadani – 8.812 vota
Time Kadrijaj – 8.505 vota
Agim Çeku – 7.605 vota
Arber Tolaj – 7.119 vota
Albana Bytyqi – 4.938 vota
Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të japin pasqyrën e plotë të përbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe shpërndarjes së mandateve brenda AAK-së.


