Kjo bukuroshe është Miss Universe Albania 2016 (Foto)
03/06/2016
Direkt në Vizion Plus është transmetuar spektakli Miss Universe Albania 2016 mbajtur në Tiranë nën prodhimin e producentit Eduard Deda.
Vajza nga Kosova ka hyrë në Top 3 me emrin Kosovare Neziri, e cila jeton në Diasporë, por me origjinë nga Mitrovica.
Dy finalistet e tjera ishin Endrra Kovaci, e cila mori titullin Miss World Albania dhe Linda Idrizi. Kurora e më të bukurës për këtë vit ka shkuar në kokën e Linda Idrizi.
Në garë ishin 25 vajza ndërsa pas shumë kohësh në Shqipëri ky spektakël riktheu në skenë me një këngë të re artisten Ledina Celo.


