Please enter at least 3 characters.

Kimmich ‘përplas’ dy skuadrat nga Manchesteri

2017/03/kimmich.jpg
288:"HAMBURG, GERMANY - SEPTEMBER 24: Joshua Kimmich of Muenchen celebrates after scoring his team's winning goal during the Bundesliga match between Hamburger SV and Bayern Muenchen at Volksparkstadion on September 24, 2016 in Hamburg, Germany. (Photo by Joern Pollex/Bongarts/Getty Images)
21:"Bongarts/Getty Images

Joshua Kimmich mund të largohet në verë nga Bayern Munich, dhe kjo ka ngjallur interesim të madh te skuadrat evropiane.

Talenti gjerman nuk është i kënaqur me minutat e paktë nën drejtimin e trajnerit italian, Carlo Ancelotti.

Gjithashtu, Kimmich dëshiron të luaj në mesfushë, por më shumë po përdoret si një zëvendësues i Philipp Lahm dhe kjo nuk po i pëlqen aspak.

Sipas Kicker, skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Manchester United janë duke e shikuar me vëmendje situatën e futbollisti gjerman.

Gjigantët anglez kanë shprehur interesim për Kimmich dhe mund të bëjnë një ofertë për të gjatë afatit kalimtar veror.

Mediumi gjerman gjithashtu thekson që përveç skuadrave angleze, interesim për shërbimet e gjermanit kanë shprehur edhe dy skuadra spanjolle, por emri i tyre nuk është bërë publik. /Telegrafi/