Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian tregon se si e njohu Kanye Westin kur ajo ishte e martuar (Foto)

2017/09/dysh2-1.jpg
230:"NEW YORK, NY - JUNE 01: TV Personality Kim Kardashian and rapper Kanye West attend the 2015 CFDA Fashion Awards at Alice Tully Hall at Lincoln Center on June 1, 2015 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)
12:"Getty Images

"Keeping up tha Kardashians" festoi javë më parë 10 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast dolën edhe shumë të pathëna rreth familjes.

Ndërkohë, edhe autori Jerry Oppenheimer botoi një libër me përmbledhje rreth familjes Kardashian, duke treguar gjithçka rreth historisë së saj.

Kim gjatë një dokummentari me rastin e 10 vjetorit tregoi edhe se si kishte arritur deri te njohja me Kanyen, duke treguar se në atë kohë, ajo ishte e martuar.

“Menjëherë pasi që u martova me Kris Humphrise, u ulëm të bisedojmë me Kanye dhe në një moment shoqëria jonë mori drejtim tjetër. Atë herë kuptova që duhet të mendoja edhe një herë se çfarë doja” ka thënë Kim.

Ndërkohë, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore në vitin 2014.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa në janar do të presin fëmijën e tyre të tretë, të cilin do ta lindë një nënë surrogate (zëvendësuese). /Telegrafi/