Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian e bën vajzën 13-muajshe modele për Chanel

2016/01/kim-kardashian-e-b-euml-n-vajz-euml-n-13-muajshe-modele-p-euml-r-chanel_hd.jpg

Në foton bardhë e zi, ajo ka veshur një bluzë të thurur Chanel dhe një çantë të vogël, nga shtëpia e modës, të cilën e mban te këmbët e saj. Në krah të fotos qëndron një citim nga Karl Lagerfeld, i cili thotë: "Nuk është kurrë shumë shpejt për tu kujdesur për modën".

North, së bashku me prindërit e saj të famshëm në kopertinën e revistës Vogue, shfaqet në numrin e ardhshëm të CR Fashion Book, që pritet të dalë në 4 shtator.

Më herët në daljen e saj në "Watch What Happens Live", Kim pohoi se vogëlushja North e preferon shumë kamerën, madje më shumë se ajo vetë. Duke e quajtur vajzën e saj si një fëmijë që "qesh dhe buzëqesh gjithë kohës" ajo insistoi se pozat e North në foto janë krejtësisht natyrale. /Telegrafi/