Kick-boks, 12 medalje nga Kampionati Botëror në Greqi
Në kampionatin e kësaj radhe garat u organizuan nga tri federatat amatore: W.P.K.A. , I.S.D.O. dhe W.F.K.A., nga 50 shtete pjesëmarrëse gjatë garës.
Nga kjo garë e rëndësishme, Federata e Kosovës u përfaqësua me shtatë garues, të cilët fituan gjithsej 12 medalje, prej të cilave një të artë, tri të argjendta dhe tetë të bronzta.
Ilir Menxhiqi, ishte fitues i medaljes së artë pasi që në finale për titullin e kampionit të botës në kategorinë prej 60 kg në disiplinën e Tai-Boksit e mposhti kundërshtarin e tij, Meysan Golara nga Irani.
“Jemi të shumë të kënaqur me rezultatet nga kampionati i këtij viti. Përfaqësuesit e federatës sonë sollën në Kosovë numrin më të madh të medaljeve nga të gjitha kampionatet e deritashme. I uroj të gjithë garuesit për rezultatet e tyre dhe përfaqësimin dinjitoz në këtë garë ndërkombëtare”, ka thënë trajneri i Federatës së Kosovës së Kickboxit, Lutfi Menxhiqi.
Më poshtë po japim rezultatet e secilit garues të Federatës së Kosovës dhe medaljet e tyre sipas disiplinave:
1. Ilir Menxhiqi, Kampion Botëror - medalja e artë në Tai-Boks dhe medalja e bronztë në disiplinën K1
2. Elvis Gashi - dy medalje të Argjendta, në kick-boks dhe tai-boks
3. Kadri Murseli - një medalje të Argjendit (kick-boks) dhe një të Bronztë (tai-boks)
4. Korab Sinani - dy medalje të bronzta (në kick-boks dhe tai-boks)
5. Myrvete Uka - dy medalje të Bronzta (në kick-boks dhe tai-boks)
6. Yll Maliqi - dy medalje të Bronzta (në kick-boks dhe tai-boks)
7. Migjen Shala - një medalje të Bronztë në tai-boks.
/Telegrafi/


