Please enter at least 3 characters.

Kiara i thotë mëso të flasësh, Luizi e quan egoiste – tension ndërmjet çiftit në BBVA

2023/02/luizkiara.jpg

Një situatë e tensionuar ndërmjet Luiz Ejllit dhe Kiara Titos është parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Moderatorja ka marrë përsipër që t’i bëjë llogaritë e buxhetit javor dhe është shprehur se banorët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë t’i bëjnë mbledhjet e tyre për buxhetin personal.

Këngëtari ka reaguar duke i thënë se kur merr diçka përsipër, duhet të ketë parasysh shumëçka.

Fragment nga debati mes Kiarës dhe Luizit:

Kiara: Ti mëso njëherë të flasësh, pastaj të kërkosh llogari.

Luizi: Po, mësohu të mbledhësh njëherë, pastaj merri gjërat përsipër...

Kiara: Ti mësohu njëherë të flasësh... nuk është përgjegjësia ime...

Luizi: Kështu është kur je egoiste, je egoiste...

/Telegrafi/