Kia ofron një aromë të veçantë në kabinë për drejtuesit nostalgjikë
Pak e parafrazuam deklaratën antologjike të Robert Duvall në filmin “Apokalipsa Sot”.
Blerësit e veturave elektrike të markës Kia në Finlandë mund për një kohë të kufizuar të marrin një pemë aromatike, që ka aromë benzinë.
“Freskuesi i ajrit me aromë benzine lehtëson simptomat më të këqija ndërsa kaloni në epokën e re të vozitjes”, njoftoi Kia Finlanda.
Pemën aromatike e shpërndan Kia Finlanda tek klientët që blejnë veturën e re elektrike Kia EV4.
Është perfekte për ata që u mungon aroma e benzinës gjatë karikimit të veturës.
Aroma, që supozohet të përmbajë nota të vajit të motorit dhe benzinës, është zhvilluar nga parfumieri Max Perttula.
Është interesante që Kia nuk është e para. Ford në vitin 2021 gjithashtu zhvilloi një aromë që ngjante me benzinën, gjithashtu për blerësit e automjeteve elektrike. /Telegrafi/


