Khedira mungon tre muaj te Juventusi
04/12/2019
Juventusi do të mbetet tre muaj për Sami Khediran shkaku i lëndimit që ka pësuar në gju.
Mesfushori gjerman së fundmi ka pasur probleme me gjurin e tij, derisa kishte humbur edhe përballjen e Zonjës së Vjetër ndaj Sassuolos që përfundoi 2-2 në fundjavën e kaluar.
Khedira i është nënshtruar një tretmani në Gjermani sot, derisa Juve ka konfirmuar se e ka kaluar me sukses.
Në atë njoftim bëhet e ditur se mesfushori do të mungojë për tre muaj.
32-vjeçari nuk do të jetë në planet e Maurizio Sarrit për këtë kohë, derisa ka luajtur në 13 përballje nga 18 sa i kanë zhvilluar torinezët në të gjitha garat.
Lëndimi i tij i ka hapur rrugë Emre Canit që ta tregojë vetën, por që do të rivalizohet edhe nga Adrien Rabiot. /Telegrafi/


