Please enter at least 3 characters.

KFOR vendos 114 tabela të reja përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

KFOR ka njoftuar se ka vendosur 114 tabela të reja përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht në zona malore dhe të pyllëzuara.

Sipas njoftimit, vendosja e tabelave ka për qëllim shënimin e qartë të zonës ku operon KFOR-i dhe zvogëlimin e rrezikut të kalimeve aksidentale në anën tjetër të kufirit.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksohet se KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre përkatëse për sigurinë.