KF Liria paguan gjysmën e borxhit
07/08/2013
Masar Shala tha për Gazetën Tribuna se shlyerja e borxhit ka filluar të realizohet pas premtimeve të dhënë që Liria do të nxirret nga kriza.
“Ne, siç ishim deklaruar edhe me rastin e marrjes në menaxhim të skuadrës, sot arritëm të përmbushim një pjesë të madhe të obligimeve. Zotimi ynë ka qenë që të paguajmë 50% -shin e borxhit të trashëguar dhe këtë arritëm të fshijmë. Për këtë arritje dua të falënderoj angazhimin e gjithë anëtarëve të bordit “, tha Shala. /Telegrafi/


