Please enter at least 3 characters.

Këto veshje duhet t'i zgjidhni për festival këtë verë

2022/08/collage-10-scaled.jpg

Shumë njerëz kanë blerë bileta për festivalet më të njohura të verës, me “Sunny Hill Festival” ndër ato që do të zhvillohet këtë javë në Kosovë.

Mund të jetë e ndërlikuar të gjesh ekuilibrin e duhur midis rehatisë, prakticitetit dhe stilit kur zgjedh një veshje të përshtatshme për mot të paparashikueshëm dhe të qëndrosh në këmbë gjatë gjithë kohës.

Stilistja e famshme e modës Ellis Ranson, e cila krenohet me mbi 87 mijë ndjekës në Instagram ndau këshillat e saj rreth kësaj teme.

Foto: Sunny Hill Festival/Facebook

Ellis tha: “Më në fund sezoni i festivaleve është kthyer, pasi pashë të gjithë modën në Glastonbury, jam frymëzuar të marr pjesë në çdo festival që mundem kryesisht vetëm për veshjet”.

“Nëse dyshoni, një fustan i thurur me grep dhe çizme janë idealet! Thurjet me grep ka bërë një rikthim të madh dhe nuk është vetëm për plazh, po e shohim kudo edhe në aksesorët tuaj. Disa gërsheta të lirshme mund të kompletojnë totalisht pamjen tuaj”.

Foto: Sunny Hill Festival/Facebook

“Trendet e viteve 2000 janë kthyer gjithashtu dhe ka vend më të mirë për t’i veshur ato sesa një festival? Fustanet e shkurtra, korset dhe pantallonat e gjera janë të lehta për t'u përdorur për një pamje të bukur”.

Disa veshje që mund t’i përdorni si inspirim për festivale ua sjellim më poshtë:

Bluzë me detaje të veçanta poshtë

Çizme

Pantallona të shkurtra xhins

Fustan i thurur me grep

Çanta me rrip

Fustan i shkurtër

Xhaketë

Xhaketë xhins

Bluzë e shkurtër

Bluzë e gjerë

Syze dielli

/Telegrafi/