Please enter at least 3 characters.

Këto janë super-statistikat e Hazardit dhe Kantes ndaj Unitedit

2016/10/eden-e1477249532417.jpg

Eden Hazard dhe N’Goli Kante ishin dy nga futbollistët më të mirë në fitoren e Chelseat ndaj Manchester Unitedit.

Chelsea ka arritur të deklasoj ‘Djajtë e Kuq’ në derbin e javës së nëntë të Ligës Premier duke i mposhtur me rezultat 4-0, ku Eden Hazard dhe N’Golo Kante ishin dy nga më meritorët.

Anësori belg i sulmit kishte statistika brilante në këtë takim, duke bërë shumë pasime të sakta, driblime, shanse të krijuara, por edhe një gol të shënuar.

Statistika superiore kishte edhe mesfushori francez, i cili kompletoi një përqindje të madhe të pasimeve të sakta, ndërpreu aksione dhe shënoi gjithashtu një gol. /Telegrafi/

Statistikat e Eden Hazard ndaj Man Utd:82% pasime të sakta5 driblime4 goditje në portë2 duele të fituara në top1 shanse të krijuara1 gol

Statistikat e N'Golo Kantes ndaj Man Utd:88% pasime të sakta65 pasime5 ndërprerje të aksioneve2 shanse të krijuara2 bllokime1 gol