Please enter at least 3 characters.

“Kessie nuk i ka 20 vjet dhe këtë e ka zbuluar Milani”

2017/05/kassie-12.jpg

Sipas Afrique Presse, arsyeja pse Franck Kessie nuk është duke u zyrtarizuar te Milani është se stafi mjekësor e ka zbuluar se mosha e tij është e rreme. 

Lojtari është i shkuar që ka lindur në vitin 1996.

"Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar, por burime të afërta me lojtarin bëjnë të ditur se futbollisti i Bregut të Fildishtë, nuk i ka 20 vjet, por më shumë”, shkruan një agjenci e lajmeve nga Senegali.

Lojtari dje ishte në klinikën “La Madonnina”, por që nuk arriti t’i kalojë testet mjekësore.

Zyrtarisht lojtari i Atalantas ka lindur me 19 dhjetor të vitit 1996.

Për këtë transferim Milani duhet të paguante 28 milionë euro. /Telegrafi/