KËSHTU DUA ...
Sara Teasdale (1884-1933)
10/08/2026
Poezi nga: Sara Teasdale
Përktheu: Maksim Rakipaj
Dua të më duash me gjithë zemër,
përndryshe nuk dua fare dashuri.
Gjysmë dashuri është gjë e mjerë:
As burgim nuk është, s'është as liri.
Dua me gjithë shpirt të më dashurosh
jo vetëm me trup, por dhe me gëzim
përndryshe, një tjetre mund t'ia kushtosh,
mua s'më bëhet vonë, as dua t'ia di.


