Please enter at least 3 characters.

Këshilltari i Putinit braktisë qeverinë ruse dhe largohet nga vendi, është shprehur haptazi kundër pushtimit të Ukrainës

2022/03/1-283.jpg

Një këshilltar i Vladimir Putinit ka braktisur qeverinë ruse dhe është larguar nga vendi, raporton Reuters.

Anatoly Chubais i dërguari special për klimën, ka thënë se është kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe se nuk e ka ndërmend të rikthehet në Rusi, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht reformave të shumta në qeveritë ruse nga fillimi i viteve të 90-ta, Chubais i kishte qëndruar besnik qeverisë së Putinit.

E ky largim po konsiderohet si shok, për faktin se konsiderohej si një prej zyrtarëve më të lartë rusë që ia kthyen shpinën Putinit. /Telegrafi/