Këshilla të ekspertëve më të mëdhenj të modës: Falë tyre, çdo stil duket perfekt!
Ndiqni këto rregulla dhe do të jeni gjithmonë të rregulluara perfekt
Disenjatorët me famë botërore kanë zbuluar disa truke me stil me ndihmën e të cilave çdo kombinim veshjesh do të marrë një notë interesante, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi të jeni në trend, ndiqni këto rregulla:
Fanella mbi pulovër me fyt
Ju ende nuk keni pse të vendosni në dollap bluzat tuaja verore. Nëse e vishini mbi një pulovër me fyt, do të keni një stil shumë interesant.
Përdorni sa më shumë gardërobën tuaj verore
Një pulovër me fyt nën një fustan veror të valëzuar do të krijojë një veshje shumë mbresëlënëse. As yjet më të famshme nuk i rezistuan dot këtij trendi.
Shumë zonja e pëlqyen këtë trend
Një kombinim i papajtueshëm
Ky kombinim i pjesëve romantike dhe i atyre pak më “të rrezikshme” është një dëshmi që mund të dukeni bukur.
Nëse ju është bërë monoton fustani që keni, mjafton të vishni sipër një pulovër me dimensione të mëdha.


