Please enter at least 3 characters.

Kervan do ta zëvendësojë Damkën si deputet

2021/03/163973025_191339605812959_3458971866829707838_n.jpg

Me 67 vota për dhe 30 kundër është zgjedhur gjatë ditës së sotme qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti.

Fikrim Damka është një prej ministrave të Qeverisë Kurti 2. Ai është emëruar Ministër i Zhvillimit Rajonal.

Kjo ka bërë që vendin e tij si deputet t’ia lirojë kandidatit të tretë në Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan, i cili mori 2,014 vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndryshe, Kervan së bashku me Fidan Brina Jılta do të përfaqësojnë KDTP-në në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e tetë. /Telegrafi/