Please enter at least 3 characters.

Kërkoi qetësi, fëmijët e lagjes e qëlluan me tullë në kokë (Foto)

2016/09/Fëmijët-e-lagjes-e-qëlluan-me-tullë-në-kokë-sepse-u-kerkoi-qe-te-mbajne-qetesi-foto.jpeg

Olivia Sullivan ka mbetur me plagë në kokë, pasi u kërkoi fëmijëve të lagjes të mbajnë qetësi - përjashta shtëpisë së saj që ndodhet në Mançester të Anglisë.

Grupi i adoleshentëve të rinj qëllonin shportat e mbeturinave dhe bërtisnin, duke mos e lënë të fle  fëmijën e sapolindur të 22-vjeçares, transmeton Telegrafi.

Kur ka dalë përjashta dhe u ka kërkuar që ta lënë të qetë, njëri prej tyre e ka qëlluar me tullë duke bërë që të mbulohet në gjak. Ndërsa, një tjetër ka hipur mbi veturë të saj dhe ia ka thyer xhamin e përparmë.

Ajo është dërguar menjëherë në urgjencë që t’i qepet plaga, ndërsa Policia i ka ndaluar sulmuesit të cilët qe kohë të gjatë po shkaktojnë probleme. /Telegrafi/