Kërkohet nga Inter, United e Juventus, por Rakitic befason të gjithë me vendimin e tij
229:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 18: Ivan Rakitic of FC Barcelona plays the ball during the Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on December 18, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
Ivan Rakitic. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images
19/03/2020
Ivan Rakitic do të largohet në fund të këtij edicioni nga Barcelona, por jo edhe nga La Liga.
Mesfushori kroat prej kohësh po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane si Inter, Juventus apo Manchester Untied.
Por kroati duket se nuk do ta pranojë asnjë ofertë nga këto skuadra të mëdha evropiane.
E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se e ardhmja e Rakitic do të jetë përsëri në La Liga.
Reprezentuesi kroat ka vendosur që të rikthehet tek ish-skuadra e tij Sevilla, pasi për këtë vendim të tij ka ndikuar familja.
32-vjeçari e ka gruan nga andaluzia dhe kjo është arsyeja që ka vendosur të rikthehet te Sevilla.
Kësisoj në fund të edicionit Rakitic do të rikthehet te Sevilla, ku kishte kaluar tri vite nga 2011 deri më 2014. /Telegrafi/


