Please enter at least 3 characters.

Kërçovë, lëndohet rëndë një çiklist

2019/08/auto_auto_aksident-1-115359627131548425579.jpg

Çiklisti shtatëdhjetë e tre vjeçar S.L. nga Kërçova dje ka marrë lëndime të rënda nga goditja e një automjeti “Audi” me targa të Makedonski Brod, i drejtuar nga kërçovari M.F. (55).

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod.

Çiklisti i cili ka marrë lëndime të rënda, u transferua në qendrën mjekësore në Kërçovë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi hetues nga Stacioni Policor i Kërçovës, informojnë nga SPB – Ohër./Telegrafi/