Please enter at least 3 characters.

Keni ndonjë kërkesë strikte nga partneri? Kërkojani!

2016/01/keni-ndonj-euml-k-euml-rkes-euml-strikte-nga-partneri-k-euml-rkojani_hd.jpg

Mund edhe të mos besoni, mirëpo 55% e meshkujve të anketuar kanë thënë se si do të dëshironin që partneret e tyre të jenë më konkrete kur është fjala për paralojën, por jo edhe për seksin në përgjithësi.

Kur që të dy haptas i shfaqin dëshirat e tyre në shtrat, atëherë këtë dëshirë e shfaqin nëpërmjet lëvizjeve, e jo me fjalë (shumica e të anketuarve përdor komunikimin joverbal).

Megjithatë, transmeton Telegrafi, orientimi i lojës dashurore nëpërmjet lëvizjeve nuk është taktikë aq edhe efikase.

Nganjëherë mashkulli duhet patjetër të dëgjojë nga partnerja atë që saktësisht e dëshiron, ndërkaq atë dëshirë do të duhej ta shfaqte në mënyrë taktike dhe pozitive: nëse filloni me “uh”, kjo po më pëlqen apo “mmm, po!”, kur shfaqet nevoja për orientime precize – nuk do të shkaktojë stres te mashkulli.

Në të vërtetë, kënaqen kur partnerja gjatë seksit i drejtohet me zë të ulët. Ndërkaq, kur është fjala për komunikimet seksuale jashtë shtratit, mos ngurroni – lirisht përdorni.

Këto gjëra meshkujt i bëjnë të ndihen të lumtur! /Telegrafi/