Please enter at least 3 characters.

Këngëtarja Luar takohet me Bebe Rexhën në Dubai (Foto)

2018/02/luar1-e1518253370689.gif

Këngëtarja Luar Arani vendosi që gjatë vitit 2017 t'i rikthehet muzikës, pas një mungese të gjatë.

Ajo solli një këngë me titull "Si dje", e cila u prit mirë nga publiku, ndërsa ka premtuar se do të sjellë edhe këngë të tjera.

Së fundmi, ajo është gjendur në Dubai, ku ka ndjekur nga afër një nga koncertet e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Luar shfaqet pranë këngëtares Rexha, ndërsa duket shumë e lumtur që ka pasur fatin ta takojë.

"Më e mira dhe e talentuara shqiptare ndonjëherë" (sic.), ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, në fotografi vërehet se Bebe Rexha i ka dhënë një përqafim të fortë të vetmes shqiptare që ka takuar në koncertin e saj të fundit. /Telegrafi/