Këngëtarja britanike lanson klipin e xhiruar në Kosovë (Video)
01/02/2016
PJ Harvey ka shpërndarë një video të këngës së fundit, “The Wheel”, e cila përmban xhirime nga Kosova gjatë viteve 2011-2015.
“Kur shkruaj një këngë, unë e vizualizoj të gjithë skenën. Mund t’i shoh ngjyrat, mund ta them kohën e ditës, mund ta ndjej disponimin, mund ta shoh ndryshimin e dritës, hijet që lëvizin, gjithçka në atë imazh”, ka thënë ajo rreth udhëtimit në Kosovë.
Regjisor i videos Seamus Murphy, ka thënë se videoja ka në qendër udhëtimin nëpër Kosovë. /Telegrafi/


