Këngë rapsodike me humor për coronavirusin
Në kuadër të pandemisë më të përhapur aktualisht në mbarë botën, coronavirusit, ka filluar një ndërgjegjësim mbarë popullor, i cili po ndikohet edhe nga figurat publike.
Ndërkohë, teksa këngëtarë të shumtë e persona me ndikim po e shfrytëzojnë këtë rast për ndërgjegjësim, ka edhe nga ata që po përfitojnë për të ironizuar ose realizuar projekte satirike lidhur me virusin.
E tillë është kënga rapsodike me karakter humori, “Coronavirusi”, e interpretuar nga dyshja e njohur e këngëve rapsodike, Vëllezërit Lleshi.
Kënga e cila është publikuar në kanalin YouTube në versionin audio dhe teksti i saj i dedikohet tërësisht virusit COVID-19.
Komentet e shumta në YouTube tregojnë se si pavarësisht panikut që është krijuar, ata po e gjejnë të qeshurën me vargjet e kësaj kënge humoristike. /Telegrafi/


