Please enter at least 3 characters.

KËNGA E NATËS

2018/04/Johann-Wolfgang-Von-Goethe.jpg

Poezi nga: Johann Wolfgang Von Goethe Përktheu: Fan Noli

Që nga jastëku i butë i qendisur
Dëgjo-më pak, kur ëndërronj
Kur los vjolinë e zhuritur:
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?

Kur los vjolinë i zhuritur,
Tabor’ i yjve m’a bekon
Çdo ndjenjë lart nga qielli zbritur:
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?

Çdo ndjenjë lart nga qielli zbritur
Më ngre përpjat’ e më shpëton
Nga zhurm’ e dheut e mërzitur
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?

Nga zhurm’ e dheut e mërzitur
Më shqit edhe më lumëron,
Më fal mëngjsen’ e alladitur,
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?

Më fal mëngjsen’ e alladitur,
Për gjumë n’ëndërr më dëgjon
Ah, nga jastëku i butë i qëndisur:
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?