"Kemi sulmuesin më të mirë në Rumani, nuk e shesim nën 5 milionë euro" - presidenti i Rapidit me fjalë të mëdha për Rrahmanin
20/07/2024
Rapid Bukureshti ia ka caktuar çmimin për shitjen e Albion Rrahmanit, sulmuesit të Kosovës, duke kërkuar të fitojnë minimum 5 milionë euro nga shitja e tij. Rrahmani ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës rumune qëkur iu bashkua në gushtin e vitit të kaluar për 600 mijë euro nga Ballkani i Suharekës. Ai ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje në edicionin e kaluar, duke bërë që shumë klube me emër të fillojnë interesimin për të.
Rrahmani luan sot ndaj Cluj, ku në këtë skuadër janë dyshja tjetër e dal nga Ballkani, Meriton Korenica dhe Armend Thaqi./Telegrafi/


