Please enter at least 3 characters.

Kelmendi propozon masa se si sektori i prodhimit të funksionojë në këtë periudhë të pandemisë së COVID-19

2019/02/Ramiz-Kelmendi-foto-Ridvan-Slivova-02-e1610017867410.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi ka propozuar se si duhet të furnizohen qytetarët dhe si sektori i prodhimit të funksionojë në këtë periudhë të pandemisë së COVID-19.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se masat e propozuar nga ana e tij do ta kanë efektin e nevojshëm.

"Këto masa të propozuara përmbyllin të gjitha nevojat e të punësuarve, të domosdoshme për shërbime dhe distribuime të mallrave, zvogëlojnë panikun dhe krijojnë siguri në institucione dhe përvojën e mangët", shkruan Kelmendi.

Po ashtu, Kelmendi ka thënë se në këtë kohë me të cilën po kalon vendi nga pandemia e COVID-19, vendimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të qarta dhe pa anime politike e biznesore. /Telegrafi/