Please enter at least 3 characters.

Keira Knightley nuk e lejon vajzën që t'i shikojë disa prej filmave të animuar të Disneyt

2018/10/KeiraKnightleyy-e1540056540353.jpg
322:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 15: Keira Knightley attends ELLE's 25th Annual Women In Hollywood Celebration presented by L'Oreal Paris, Hearts On Fire and CALVIN KLEIN at Four Seasons Hotel Los Angeles at Beverly Hills on October 15, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images for ELLE Magazine)
30:"Getty Images for ELLE Magazine

Keira Knightley ka thënë se e ka ndaluar vajzën e saj trevjeçare që t'i shikojë disa filma të Disneyt, për shkak të portretizimit të femrës në një mënyrë me të cilën ajo nuk pajtohet.

Filmat e animuar "Cinderella" dhe "Little Mermaid" i janë ndaluar vajzës së aktores, Edie Knightley Righton.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, aktorja ka thënë se në filmin nga vitet e pesëdhjeta, Hirushja "pret një mashkull të pasur që ta shpëtojë".

Sipas saj, ky film jep mesazhin se femra nuk mund ta shpëtojë veten, transmeton BBC.

Nga ana tjetër, sa i përket 'Sirenës së vogël', Keira ka thënë: "Mendoj se këngët janë të shkëlqyera, por nuk duhet të heqësh dorë nga zëri yt për një mashkull".

"Kjo në fakt më shqetëson më shumë, sepse vërtet më pëlqen shumë filmi. Më pëlqen 'Little Mermaid'!", ka shtuar aktorja.

Knightley, e cila ka luajtur në filmat e Disneyt, 'Pirates of the Caribbean", ka thënë se të gjithë filmat e këtij produksioni janë të ndaluar në shtëpinë e saj.

"Finding Dory", "Frozen" e "Moana" i janë lejuar vajzës së aktores 33-vjeçare. /Telegrafi/