Please enter at least 3 characters.

Kean e ka refuzuar Arsenalin për Evertonin

2019/07/MoiseKeanitakonf.jpg
206:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - JUNE 21: Moise Kean of Italy speaks with the media during press conference at Mapei Stadium on June 21, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi Juventusit, Moise Kean, e ka refuzuar Arsenalin për të nënshkruar me Evertonin, për shkak të dëshirës së klubit për ta ndërtuar skuadrën rreth tij.

19-vjeçari është shumë pranë që të nënshkruajë me Toffees, ndërsa Zonja e Vjetër do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Ndërsa Daily Mail ka raportuar se ai kishte marrë ofertë edhe nga Arsenali, porse e ka refuzuar atë.

Këtë vendim e ka marrë, duke qenë se Topçinjtë nuk kanë mundur t'ia premtojnë pozitën e startuesit, pasi Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette janë zgjedhja e parë në fazën e sulmit.

Te Evertoni besojnë se Kean mund të arrijë nivelet e Romelu Lukakut në Goodison Park. Gjatë katër sezoneve të tij, belgu kishte shënuar 87 gola, ndërsa më pas u transferua te Manchester Unitedi (2017) për 85 milionë euro. /Telegrafi/