Please enter at least 3 characters.

KE miraton raportin për zgjedhjet në Shqipëri

2016/01/f.0930205237511_m.jpg

Në debat e ka marrë fjalën edhe Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit, Valentina Leskaj e cila falënderoi Këshillin e EU për mbështetjen konstante ndaj proceseve demokratike në Shqipëri, mbështetjen për zgjedhjet e fundit parlamentare.

Debati në Parlamentin e KE është zhvilluar në një klimë mjaft pozitive dhe mbështetëse për të ardhmen Europiane të Shqipërisë, transmeton Panorama.

Leskaj shprehu angazhimin shumë serioz të mazhorancës së re për avancimin e agjendës Europiane, seriozitetin për përmbushjen e 12 prioriteteve jo në letër po në realitet, si dhe për një parlament me demokraci funksionale ku opozita do ketë gjithë hapësirat për të luajtur rolin e saj të rëndësishëm. /Telegrafi/