Please enter at least 3 characters.

Katy Perry shfaqet me barkun e rrumbullakosur disa javë para lindjes

2020/06/GettyImages-1211765203.jpg
267:"BRIGHT, AUSTRALIA - MARCH 11: Katy Perry speaks to media on March 11, 2020 in Bright, Australia. The free Fight On concert was held for for firefighters and communities recently affected by the devastating bushfires in Victoria. (Photo by Daniel Pockett/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, është duke mahnitur me pamjen teksa është në javët e fundit para lindjes të fëmijës së parë.

35-vjeçarja është në pritje të ëmbël së bashku me të fejuarin e saj Orlando Bloom, shkruan Mirror.

Katy është njëra nga artistet, e cila mori pjesë në një koncert virtual përmes platformës YouTube, që ishte organizuar për të festuar diplomimin e studentëve në vitin 2020.

Pandemia coronavirus ka bërë që shumica e kolegjeve të mos festojnë diplomimin e tyre, kështu që Katy iu bashkëngjit Lady Gagas dhe Barack Obamas në shpërndarjen e mesazheve frymëzuese.

Ajo performoi këngën e saj të fundit “Daisy”, por ishte paraqitja fizike ajo  që fansat komentuan në rrjete sociale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Katy shkroi: "Shpresoj që në mesin e këtyre gjërave që janë duke ndodhur, ndajeni një moment dhe festoni diplomimin".

“Ju jeni e ardhmja, dhe e di që ju do të përdorni gjithçka që keni mësuar për ta bërë botën një vend më të mirë”.

Ndërkaq, 36-vjeçarja ka theksuar se nuk do të ndalet së prodhuari muzikë deri në momentin kur ajo do të dërgohet në spital për lindje. /Telegrafi/