Please enter at least 3 characters.

Katër të arrestuar në Dumnicë të Podujevës pas përleshjes mes vete, policia sekuestron një AK47

22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona pasi janë përleshur ndërmjet vete.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:29 në Dumnicë të Podujevës.

“Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja”, thuhet në raport.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/