Please enter at least 3 characters.

Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, gratë sulmohen fizikisht nga burrat e tyre

2020/10/dhuna-ne-familje-e1609846517361.jpg

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për katër raste të dhunës familjare që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit thuhet se 2 raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Graçanicë.

Viktima të këtyre rasteve kanë qenë gratë, të cilat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.

Rastet e plota sipas policisë:Prishtinë, 19.10.2021-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.Lipjan, 19.10.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.Graçanicë, 20.10.2021-17:32.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe maltretuar viktimën femër kosovare,  me të cilën bashkëjeton .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Prishtinë, 19.10.2021-14:00 .Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare .Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.  /Telegrafi/