Please enter at least 3 characters.

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës

2023/03/Ilustrim-shiriti-i-ndalimqarkullimit-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku katër persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

"Rreth orës 11:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë mes dy veturave, katër persona kanë pësuar lëndime, janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Njësitet policore janë duke u marrë me rastin./Telegrafi/