Katër orë pritje në vendkalimet kufitare me Serbinë, kolona e veturave deri në 2 kilometra
21/08/2023
Bashkatdhetarët edhe sot po përballen me kolona të gjata të automjeteve dhe pritje deri në katër orë, në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 09:38), bashkatdhetarët tanë po presin katër orë për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdar, kurse një orë janë pritjet te Dheu i Bardhë.
Në këto dy pika kufitare kolona e automjeteve brenda territorit të Kosovës arrin deri në 2 km, transmeton Telegrafi.
Në pikat tjetra kufitare nuk raportohet për pritje të gjata e as kolona të automjeteve.
Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/


