Please enter at least 3 characters.

Katër gola nga Real: Vazquez zhbllokon rezultatin, Asensio dhuron magji me lëvizje - CR7 shënon dy gola dhe Kroos një perlë (Video)

2018/02/cr7-e1518294038958.jpg

Real Madridi ka shënuar katër gola brenda pjesës së parë në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Goli i parë erdhi nga Lucas Vazquez, i cili shënoi pas asistimit të Cristiano Ronaldos në minutën e parë të ndehshjes.

Është sulmuesi portugez,Ronaldo, i cili shënoi për epërsinë 2-0 ndaj Sociedadit.

Goli i sulmuesit portugez erdhi në minutën e 27-të pas asistimit të Marcelos.

Vlen të theksohet se i gjithë aksioni nisi pas një lëvizje të bukur nga Marco Asensio, i cili shmangu për mrekulli dy futbollist kundërshtar.

https://twitter.com/dfordeeps/status/962419634786811904

Për 3-0 u përkujdes mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili shënoi një supergol nga distanca në minutën e 34-të.

Ndërsa, për 4-0 ishte përsëri ylli portugez Ronaldo, i cili shënoi me kokë në minutën e 37-të.

/Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ek1z6

https://www.dailymotion.com/video/x6ek2hn

https://www.dailymotion.com/video/x6ek300