Please enter at least 3 characters.

Katër gola dhe një karton i kuq në ndeshjen në mes të Villarealit dhe Realit që përfundoi pa fitues

2019/09/real.jpg
281:"VILLAREAL, SPAIN - SEPTEMBER 01: Karim Benzema of Real Madrid scores a goal which is later disallowed for offside during the Liga match between Villarreal CF and Real Madrid CF at Estadio de la Ceramica on September 01, 2019 in Villareal, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Villareali dhe Real Madridi i kanë ndarë pikët në javën tretë të La Liga-së, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 në stadiumin ‘Estadio de la Ceramcia’.

Vendasit kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Gerard Moreno.

Por, Los Blancos filluan të këndellen nga ky gol i hershëm dhe arritën t’i barazonin shifrat 1-1 me anë të Gareth Bale (45’+1), pas asistimit që pranoi nga Dani Carvajal.

Villareal v Real Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me barazim, derisa në pjesën e dytë madrilenët kishin shanse të sigurta për gol, mirëpo ishin vendasit që shënuan.

Ishte minuta e 75-të kur Villareali riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Moi Gomez nga asistimi që pranoi prej Javier Ontiveros Parra.

Por, kur u menduar se ndeshja po përfundonte 2-1, Bale arriti ta shënonte golin e tij të dytë dhe të barazimit në ndeshje në minutën e 85-të, por që u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë (90'+3).

Pas javës së dytë, Real Madridi ka grumbulluar vetëm pesë pikë, derisa ka një fitore dhe dy barazime, ndërsa në xhiron e tretë do të luajë ndaj Levantes. /Telegrafi/