Please enter at least 3 characters.

Kate Winslet shkëlqen në premierën e filmit "Goodbye June", derisa bëri gjithashtu debutimin e parë si regjisore

Kate Winslet shkëlqeu me një paraqitje elegante në premierën botërore të filmit të saj të ri “Goodbye June”, të mbajtur në Londër të mërkurën.

Aktorja, 50 vjeçe, ka kaluar për herë të parë pas kamerës për të realizuar debutimin e saj si regjisore në këtë dramë familjare, me djalin e saj 21-vjeçar, Joe, i cili ka shkruar skenarin.

Duke ecur në tapetin e kuq në The Curzon Mayfair, Kate — e cila gjithashtu luan në film — dukej magjepsëse me një fustan të zi elegant dhe me dekolte të hapur.

Joe kishte zgjedhur një ‘smoking’ klasik të zi, të kombinuar me një këmishë të bardhë, pantallona të njëjta dhe këpucë elegante.

Kate është nëna e Joe-s nga martesa me ish-bashkëshortin e saj, regjisorin e Bond, Sam Mendes, nga i cili është ndarë në vitin 2010 pas shtatë vjetësh martesë.

Kasti i yjeve përfshin Andrea Riseborough, Toni Collette dhe Timothy Spall, të cilët gjithashtu parakaluan në tapetin e kuq.